17 Nëntor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se që prej ditës së sotme kanë hyrë në fuqi vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për ndalimin e grumbullimeve me mbi 10 persona, ndalimi i mbledhjeve partiake, tubimeve, konferencave dhe ceremonive e festave.
Manastirliu i fton qytetarët të bëhen bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron.
” #COVID19 Nga sot #rregulla të reja? për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. ⚠️ Të mbrojmë familjet dhe t’i japim një dorë stafeve mjekësore kundër armikut të padukshëm. Të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin?derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron. #KufizoKontaktet”, shkruan Manastriliu.
Komiteti Teknik i Ekspertëve në vijim të masave për frenimin e COVID-19 dhe pas analizimit të situatës ka propozuar ndalimin e grumbillimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet. Ndalimin e konferencave, ceremonive të festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.