Nga Klevis Bakillari/
Revolucioni francez i nisur në Maj 1789 i cili përmbysi regjimin monarkik të mbretit dhe krijoi Republikën e Parë franceze (Shtator 1792) çka solli edhe ekzekutimin e Louis XVI një vit më vonë, ka shënjuar edhe spektrin politik të ndarjes në ‘të majtë’ dhe ‘të djathtë’. Përkrahësit e mbretit u ulën në të djathtë të Asamblesë Kombëtare ndërsa përkrahësit e revolucionit,në të mjatë. Të majtët kërkonin largimin e pushtetit nga sfera private e mbretit dhe vendosjen e një sistemi republikan ku pushteti kalon në duart e popullit. Ata ishin përkrahës të ndryshimeve rrënjësore politike në Francë duke u konsideruar si ideologë progresivë, përparimtarë dhe argumentonin që me ndryshimet e sistemit, arrihen idealet lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Të djathtët, në anën tjetër, luf tonin për ta mbrojtur sistemin ekzistues dhe përfitimet e mëdha që vilnin prej monarkisë. Ata ishin pronarë të mëdhenj të tokave dhe i përkisnin aristokracisë së privilegjuar, madje shumë prej tyre, e quanin monarkinë një institucion me miratim hyjnor. Ide thelbësore e tyre ishte skepticizmi ndaj ndryshimeve, ndaj progresit, të cilin ata e shihnin si mohim të mijëra viteve përvojë të njeriut të mësuar me institucionet e tij. Të djathtët, ishin konservatorë sepse luftonin për ta konservuar (ruajtur) gjendjen aktuale.Me përfundimin e Revolucionit dhe arritjen e objektivave të së majtës, natyrisht u venit edhe funksioni i këtyre dy pikëpamjeve. Ato filluan të marrin kuptime të tjera, sipas temave politiko-ekonomike që u paraqitën.
Njëra ndër këto tema ishte socializmi, që filloi si rrymë e re politike përgjatë Revolucionit Industrial. Këtu të majtët nuk ishin më për largimin e një sistemi absolut por për vendosjen e shtetëzimit të çdo gjëje, të gjitha mjeteve të prodhimit, përfshirë fuqinë punëtore dhe vendosjen e tyre nën kontrollin e shtetit. Shekulli i 20-të dhe dy luf tërat botërore spostuan kuptimet e këtyre dy termave. Të djathtët tani nuk ishin më aq të preokupuar për lirinë, aq sa për instalimin e një sistemi totalitar dhe autoritar si fashizmin në Itali dhe nazismin në Gjermani.Depresioni i Madh dhe reparacionet e Luf tës së Parë Botërore, kishin tërbuar gjermanët, të cilët tani fatin e tyre e shihnin të sigurt vetëm në duart e ekstremistëve më të mëdhenj.
Të majtët nuk ishin më në polin e kundërt me të djathtët edhe pse insistonin që socializmi ishte antagonist me fashizmin dhe nazismin! Luf ta e Gjermanisë me Bashkimin Sovjetik e krijoi këtë antagonizëm të rremë, i cili përtej dallimit në ngjyra, nuk i dallonte substancialisht dy sistemet autokratike. Shkatërrimi apokaliptik i fashizmit, nazismit, e më vonë edhe socializmit pas Luftës së Ftohtë, i ndërgjegjësoi të dy palët që këto sisteme ekstreme, duhet të zhduken një herë e përgjithmonë. Të dy anët e spektrit u zbutën, u moderuan dhe morën qëndrime të tjera përsëri. U krijua edhe “pala e tretë” për të gjetur një mesatare të artë centriste. Për më tepër, dy polet tani u poqën, duke u ridimensionuar në varësi të ekonomisë apo çështjeve sociale.
Në çështjen e ekonomisë, të majtët filluan ta quanin vetën social-demokratë dhe të preokupohen për barazinë materiale, shtetin e mirëqenies, ndërhyrjen e shtetit në ekonomi dhe në sistemin financiar. Të djathtët, filluan të përqafojnë përsëri idetë e lirisë së tregut, të kapitalizmit, të drejtave individuale,të ndërhyrjes minimale të shtetit në ekonomi. Në çështjet sociale, si për shembull në ShBA, të majtët u deklaruan pro martesave të gjinisë së njëjtë apo në favor të abortit dhe u identifikuan më shumë me partinë Demokratike. Të djathtët i kundërshtuan ashpër këto qëndrime dhe kërkuan ruajtjen e lirisë fetare dhe të drejtës për të mbajtur armë, duke u identifikuar më shumë me partinë Republikane. Ndërsa në Evropë, qëndrimi i të dy anëve në çështjet sociale ishte dukshëm më i përafruar. Ndërsa të djathtët donin liri të individit , të majtët edhe mbrojtjen e tij nga shteti.
Për gati gjysmë shekulli, diçka vitale i ka munguar politikës së majtë në vendet perëndimore. Që nga vitet 70, e majta ka ndryshuar mënyrën sesi shumë njerëz mendojnë për paragjykimet, identitetin personal dhe lirinë. Ajo ka ekspozuar mizoritë e kapitalizmit. Ka ndodhur që ka fituar zgjedhjet në këto vende dhe ka qeverisur në mënyrë efektive më pas. Por nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë thelbësisht modelin si funksionon pasuria dhe puna në shoqëri – apo edhe të sigurojë një vizion bindës të një ekosistemi ekonomik midis pronës e pronarit, punëmarrësit e punëdhënësit, mobilitetit te parasë dhe lirisë së tregjeve. E majta, me pak fjalë, nuk ka pasur një politikë ekonomike.
E djathta ka pasur një të tillë me: privatizimin,lirinë sipërmarrëse, taksat më të ulta përbiznesin dhe të pasurit, më shumë fuqi për punëdhënësit dhe aksionarët, më pak fuqi për punëtorët – këto politika të ndërthurura kanë intensifikuar kapitalizmin dhe e kanë bërë atë gjithnjë e më të kudogjendur. Ka pasur përpjekje të mëdha për ta bërë kapitalizmin të duket i pashmangshëm; për të përshkruar çdo alternativë si të pamundur. Në këtë mjedis gjithnjë e më armiqësor, qasja ekonomike e së majtës ka qenë reaguese – duke iu rezistuar këtyre ndryshimeve të mëdha, shpesh të kota – dhe shpesh të prapambetura e nostalgjike. Jo rrallë here, kapitalizmi ka krijuar kriza dhe njerëzimi e ka humbur solidaritetin në shumë aspekte. Madje kapitalizmi euforik, ka krijuar problemin thjeshtë për të shitur më pas zgjidhjen e shpikur të tij , si fitore.Prandaj kapitalizmi duhet ruajtur padyshim, duhet rritur, duhet deçentralizuar funksionimi i tij, duhet administruar më me kujdes në favorin e çdo qënie humane. Duhet të jetë një kapitalizëm më solidarë.
Për të ardhur tek Shqipëria, ekonomia e re e të majtës socialiste, dëshiron të shohë rishpërndarjen e fuqisë ekonomike, në mënyrë që ajo të mbahet nga të gjithë – ashtu si pushteti politik mbahet nga të gjithë në një demokraci të shëndetshme ku çdo aktor politik i mbahet fortë misionit dhe nuk arratiset prej rolit të tij! Votuesit kanë më pak të ngjarë të ndjehen të zemëruar, ose apatikë, nëse përfshihen në vendime ekonomike që ndikojnë thelbësisht në jetën e tyre. Kjo rishpërndarje, nënkupton transformimin e marrëdhënies midis kapitalizmit dhe shtetit; ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve; midis ekonomisë lokale dhe asaj globale; dhe midis atyre me dhe pa pasuri ekonomike.
Kjo do të thotë se fuqia dhe kontrolli ekonomik duhet të qëndrojnë më pranë mbikëqyrjesshtetërore.Nuk është më etike të shohim ekonominë si një lloj fushe të veçantë teknokratike në të cilën disi nuk vlejnë vlerat qëndrore të një shoqërie demokratike. Investimet që ka bërë qeveria janë të kujdesshme dhe jo të tepruara. Ka një ruajtje ekuilibri të të ardhurave me shpenzimet. Sektori privat dhe ai publik janë parë si aleat; është favorizuar rritja e sektorit privat për të rritur kështu arkëtimet nga taksat por edhe për të ndihmuar e trajtuar më mirë sektorin publik. Vlenë të përmenden; rritja e mbështetjes sociale për individin në nevojë, shpërndarja falas apo rimbursimi i librave shkollorë, bursat për nxënësit e studentët dhe grantet për ekselentët,rritja e pensioneve, ofrimi falas i trajnimeve profesionale që aftësojnë për tregun e punës etj. Gjithashtu, kjo ka sjellë edhe rritjen e potencialit investues nga privati në veprat publike. Si edhe në vendet perëndimore, bashkëpunimi publik-privat është një simbiozë e shëndetshme zhvillimore. Nëse duam të jetojmë në shoqëri demokratike, atëherë duhet të lejojmë që komunitetet të formojnë ekonomitë e tyre lokale. Diçka të tillë ka ndërmarrë Partia Socialiste e cila vitet e fundit i ka mëshuar faktit të nxitjes së investimeve në agroturizëm çka krijon brand intern, në bujqësi çka krijon brand shqiptar ndërkombëtar, në turizëm çka krijon produkt turistik global, në sipërmarrje, në transport dhe e gjithë kjo, duke i dhënë individit forcën e formësimit të lirë dhe ridimensionimit të ekonomisë kombëtare. Pas realizimit të planit të ‘rilindjes urbane’ ku u rregullua imazhi i çdo qyteti si aset turistik në vetëvete, qeveria ka ndërmarrë një seri subvencionimesh duke sjellë në ekzistencë fizike idetë sipërmarrëse të jashtëzakonshme të çdo njeriu të zakonshëm. Kjo falë donacioneve nga partnerë ndërkombëtarë, fondeve mbështetëse nga BE dhe taksapaguesve shqiptarë. Çfarë janë subvencionet në radhë të parë? Subvencionet janë grante ose fonde që qeveria ua merr taksapaguesve dhe ua jep grupeve të caktuara (për shembull fermerëve) për t’i mbështetur bizneset e tyre dhe nxitur zhvillimin ekonomik. Një pjesë e këtyre subvencioneve natyrisht shpenzohet nga administrata që i mbledh dhe shpërndan ato. Por menaxhimi ka qënë efikas prandaj edhe subvencionimi gëzon një reputacion të mirë në popull. Format e tjera të lehtësimit nga qeveria, siç janë lirimi nga taksat (psh. zero taksa për biznesin e vogël) konsiderohen subvencione gjithashtu. Sektori publik meritonte paga dinjitoze, por vetëm me kusht që të jetë efikas, profesional dhe ndershmërisht në shërbim të qytetarëve sipas përgjegjësive që i përcakton ligji. Ky sektor nuk mund të funksiononte pa punonjës profesionistë, të kualifikuar dhe të përkushtuar. Pra, nuk mund të kishim rritje pagash pa një reciprocitet nga ana e përfituesve të tyre. Prandaj edhe u bë reformimi i administratës publike. Duke qënë se sot më shumë se kurrë, mirëqënia ekonomike ka karakter fizik, çdo përpjekje reformuese është një gurë themeli në afrimin e Shqipërise me standardet europiane dhe e ka një mision; rritjen e mirëqënies ekonomike në tërësi dhe sociale në veçanti.