Nga Ardit Rada
Kreu i Partisë Demokratike ka guxuar që të bëjë provokimin e radhës, por në hallkën më të dobët të zinxhirit të sikleteve të shqiptarëve. I ndodhur përballë akuzave për përfshirjen e tij në hetimet e UÇK-së, Lulzim Basha i hyri të enjten mbrëma një loje me gjasë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja në fjalë, por edhe për të vjedhur audiencën. Problemi është se loja të cilës i ka hyrë është jo vetëm e rrezikshme për të, por edhe sfilitëse për publikun. Përmes disa tabelave të kopsitura nga zyra e tij, pretendenti për kryeministër deklaroi se 414 vdekje nga Covid janë fshehur nga spitalet dhe morgu.
Ky pretendim është i tepërt pasi ai vetë nuk arriti ta vërtetojë me ndonjë dokument. “I djegur” më parë me dëshmi të sponsorizuara, si rasti i Babales, tashmë Basha ka adaptuar stilin e ‘qytetarit dixhital’ të Berishës. Vetëm se ky i fundit e hedh gurin njëherë dhe s’e zgjat më. Ndërsa Basha këmbëngul në budallallëkun e tij deri në fund. Mundësisht derisa e thërret Drejtësia dhe pastaj bën si i sëmurë. Pandemia është globale dhe e gjithë bota po lu fton krahas virusit edhe me lajmet e rreme. Por askund nuk ka ndodhur që një politikan i lartë të ngjallë panik me një dashakeqësi të tillë. Kujt i shërben ak uza e Bashës se janë fshehur 414 të vd e ku r nga Covid përveçse pretendimit të tij se sistemi shëndetësor ka rënë në kol aps? Drejtësia duhet ta marrë seriozisht këtë personazh. Ai nuk është portal nga i cili priten tituj bo mbastikë, por njeriu që po lufton me çdo gjë për të na drejtuar nesër. Çudi s’i se kishte ndarë këtë zbulim më parë me Ilir Metën, se që të bashkëpunojë me vullnetin e tij me Prokurorinë as që bëhet fjalë. Por të paktën tani pasi e bëri skupin, t’i japë Prokurorisë 414 denoncimet që i kanë mbërritur në celular. Se kështu pretendon, që mund t’i gjejë edhe emrat e të vdekurve.
Po i njëjti kamp politik që pretendon se po fshihen vdekjet, muaj më parë kishte qëndrim krejt të kundërt. Të gjithë i mbajnë mend zërat nga opozita se qeveria po i shton qëllimisht vi kt im at, pasi sipas tyre, merrte 28 mijë euro nga Bashkimi Evropian për çdo të vd ek ur nga Covid. Sot jemi në një situatë të re ku personi që ka qenë i veshur me pushtet 15 vite shfaqet si i papërgjegjshëm. Ose në rastin më të mirë nuk e kupton se të fshehësh vd ek jet e njerëzve quhet kr im dhe dë nohet si vrasja. Mbase e peshon me kandarin e PD, që të fshehësh vdekjet është e lehtë si në rastin e Remzi Hoxhës dhe jo vetëm. Ndaj heshtja e Drejtësisë përballë kësaj aku ze do të ishte po aq e zezë sa vetë akuza. Ia arriti qëllimit, nuk ia përmendi njeri sot Kosovën. Por mos ia falni këtë thagmë që lëndon të gjallë e të vdekur.