Vaksina e kompanisë Pfizer është efektive 90%. Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla. Ministri gjerman i Shëndetësisë menjëherë foli për rezultate inkurajuese. Vaksina u zhvillua nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
“Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter. Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak.Top Channel