Qeveria shqiptare vuri në dispozicion të procesit të rindërtimit një fond prej 34 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2020. “2020 ka qenë një vit që i ka sfiduar financat e vendit në çdo lloj forme, por sot jemi krenarë që shumica e objekteve të reja që po marrin formë, janë falë mbështetjes direkte nga buxheti i shtetit”, deklaroi ministrja e Financave Anila Denaj.
Sipas ministres Denaj, deri tani 94% e buxhetit për vitin 2020 është alokuar plotësisht, ndërsa 21.9% e objekteve të parashikuara në programin e rindërtimit kanë përfunduar dhe u janë dorëzuar banorëve. Për vitin 2020 qeveria shqiptare parashikon të angazhojë për Rindërtimin një fond prej 28 miliardë lekësh. Në proces rindërtimi janë 3470 individuale dhe 4646 godina kolektive, 155 objekte arsimore, objekte të trashëgimisë kulturore si dhe infrastruktura në zonat e prekura nga tërmeti.
Donatorët e huaj u angazhuan që në muajin shkurt në Bruksel për një shumë totale 1.15 miliardë euro, nga të cilat 300 milionë fonde të dhuruara.