Sipas një studimi të fundit, të kryer nga studiuesit e universiteteve Leicester dhe Nottingham dhe të publikuar nga revista amerikane “The Lancet”, njerëzit me ngjyrë janë dy herë më shumë të rrezikuar për t’u infektuar nga koronavirusi. Megjithatë, rreziku i vde kjes nga ky virus, për këtë pjesë të popullsisë, është më i ulët. Një tjetër përfundim interesant, i nxjerre nga ky studim është se, njerëzit me prejardhje aziatike, kanë më shumë gjasa që të infektohen më shumë se një herë nga ky virus sesa pjesa tjetër e popullsisë dhe po ashtu rreziku i vde kjes është më i lartë.

Përkthyer në shifra, sipas këtij studimi njerëzit me prejardhje aziatike kanë 50 përqind më shumë gjasa të infektohen sesa njerëzit e bardhë. Ndërsa, për njerëzit me ngjyrë ky rrezik dyfishohet. Të dhënat gjithashtu treguan se njerëzit aziatikë përballeshin me një rrezik prej 20 përqind më të lartë të vde kjes sesa njerëzit e bardhë, por nuk kishte asnjë ndryshim për njerëzit me ngjyrë.

Ky studim, i publikuar në revistën amerikane “The Lancet”, është i pari në llojin e tij që tregon lidhjen midis Covid-19 dhe përkatësisë etnike. Në të morën pjesë më shumë se 18 milionë njerëz dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm në fushën e kërkimeve për vaksinën kundër koronavirusit.