Kastriot Islami është shoqëruar në polici, për mosmbajtje të maskës. Ai ka qenë duke shëtitur nga Liqeni pa maskë, kur është ndaluar nga policia. Islamit i është kërkuar mjet identifikimi, por ai nuk iu ka dhënë asnjë document.

“Nuk më njihni, unë jam Kastriot Islami, ish-deputet”, iu ka thënë ai punonjësve të policisë. Por, kjo gjë nuk ka mjaftuar dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariatin Nr.2, ku dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës.