Fushata e Trump ka paraqitur ankesa të shumta në lidhje me mbledhjen e votave në Pensilvani, 20 votat elektorale të të cilave e bënë Biden presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara.
SHBA– Ekipi ligjor i Donald Trump kanë bërë me dije se beteja ligjore do të nis ditën e hënë. Rudy Giuliani, avokati i Trump dhe një nga aleatët e tij më të ngushtë është shprehur se banorë të vdekur në Philadelphia që kanë votuar, duke shtuar morinë e aku zave për manipulim votash.
Fushata e Trump ka paraqitur ankesa të shumta në lidhje me mbledhjen e votave në Pensilvani, 20 votat elektorale të të cilave e bënë Biden presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara.
“Sigurisht që ka prova të mjaftueshme për të skualifikuar një numër të caktuar të fletëve të votimit. Babai i Will Smith ka votuar këtu dy herë që kur ai ka vdekur. Nuk e di për kë votoi sepse votimi është sekret. Në Filadelfia ata mbajnë sekret votat e njerëzve të vd e kur,“- tha Giuliani.Amerika ka zgjedhur presidentin e saj të 48-ë; Joe Biden. Kandidati demokrat ka mundur në një garë të ngushtë kundërshtarin e tij republikan Donald Trump dhe bashkë më Kamila Harris do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Trump nga ana tjetër nuk e pranon humbjen dhe premton hapjen e një beteje ligjore.