Teksa drejtori i OBSH për Europën sot takoi e falenderoi mjekët e Covid1, mediat pranë PD-LSI nuk u përqëndruan tek lajmi por në prapaskenë, ku nëndrejtoresha e QSUT  Ariana Strakosha komunikon me mjekun dhe profesorin Kraja që ai të dalë në rresht të parë. E ka mjaftuar modestia e profesorit për të mos dalë në rresht te parë qe  mediat pranë PD-LSI, të dilnin me tituj bombastikë “profesori braktis takimin”.

Pikërisht për këtë abuzim e lajm të rremë, ka reaguar edhe nëndrejtoresha e QSUT, Strakosha e cila me anë të një shënimi dhe një fotoje më Krajën në Facebook sqaron se: “E dimë të gjithë modestinë e të mrekullueshmit profesor Lulit, që edhe pse është punëshumë, zgjedh gjithmonë të qëndrojë në resht të dytë. E unë, duke e ditur se ku e meriton të jetë, i thashë të dilte në radhë të parë.
Kaq ka qenë. Shenjë respekti, të nderuar zotërinj që sajoni lajme, shenjë respekti. A e dini çfarë është?”