Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të mos mbyllë sytë përballë pandemisë së COVID-19, edhe pse bota është e lodhur nga virusi. Në fjalimin e hapjes së asamblesë së përgjithshme vjetore të OBSH-së, që u mbajt virtualisht këtë javë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi dhe vetë ai është i karantinuar pas kontaktit me një person pozitiv me COVID-19, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të gjente menjëherë kuptimin e të mirës së përbashkët.
“Me këtë shpresë, ne përshëndesim presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris”, theksoi ai pas mesazheve të urimit të shprehura në Twitter. “Ne shpresojmë të punojmë ngushtë me administratën e tyre”, shtoi ai. Biden njoftoi sot krijimin e një njësie krize për koronavirusin, i cili ka infektuar gati 50 milionë persona në botë, përfshirë 10 milionë në vendin e tij.
Biden, i cili siguroi gatishmërinë e tij për t’u bashkuar me OBSH, mori kështu qëndrimin e kundërt të rivalit të tij Donald Trump, i cili gjithmonë ka minimizuar pandeminë dhe ka mohuar agjencinë e specializuar të OKB, duke e quajtur atë një “kukull” në duart e Kinës.
“Ne mund të jemi të lodhur nga COVID-19. Por, ai nuk është lodhur nga ne”, theksoi kreu i OBSH-së. “Po, ai su lmon personat me shëndet më të dobët. Por ai sulmon gjithashtu edhe dobësi të tjera si pabarazia, ndarja, mohimi, mendimin e dëshiruar dhe injorancën e qëllimshme”, shtoi ai.