Prej vitit 2013 pagat e mjekëve në shërbimin spitalor kanë njohur rritje prej mbi 61%. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se me rritjen prej 40% të vendosur nga qeveria mjekët në shërbimin spitalor përfitojnë rreth 40 227 lekë në muaj, ose 61.6% më shumë se në 2013-n.

Sipas saj, në vitin 2013 paga mesatare për mjekët në shërbimin spitalor llogaritej 64 220 lekë në muaj, ndërsa nga 1 janari i 2021 paga mesatare shkon në 120 391 lekë në muaj. Nga vendimi i qeverisë për rritjen me 40% të pagave përfitojnë mbi 18 mijë mjekë, infermierë e laborantë.

Kjo rritje bëhet për t’i dhënë një vlerë të shtuar punës e përpjekjes që bëhet nga punonjësit e sektorit të shëndetësisë, sidomos në situatën me të cilën po përballen për shkak të COVID-19. Mjekët në të gjithë botën po përballen sot në vijën e parë me virusin COVID-19.