Kryeministri i vendit, Edi Rama vizitoi ditën e sotme nxënësit e shkollës të parë të përfunduar në vend, pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Shkolla “Shaqe Mazreku” nisi të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe më datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar. Rama shprehet se si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e rilindjejes shembullore pas shkatërrimit të tërmeti të nëntorit të vitit të kaluar.

“Durrës – Fëmijët dhe mësuesit rikthehen në shkollën “Shaqe Mazreku”, që e kanë gjetur pakrahasimisht ndryshe nga dita kur tërmeti i detyroi të largoheshin nga shkolla. Si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje shembullore pas shka tërrimit të nëntorit të shkuar”, shkruan Rama.