Parlamenti ukrainas votoi sot për masën e vendosjes së gjobave për personat që nuk mbajnë maska në ambientet publike dhe në transportin publik, përballë sfondit të një rritjeje meteorike të rasteve të COVID-19 në vend. Mungesa e një maske në dyqane, muze, salla sportive ose kisha do të dë nohet me gjoba që variojnë nga 5 në 7,5 euro, sipas ligjit të votuar nga deputetët e këtij vendi, një nga më të varfrit në Europë.
“Nëse maska nuk është e rehatshme për ju, shikoni se si duket një person i lidhur me ventilator artificial”, shkroi Ievgenia Kravtchouk, një deputete e partisë presidenciale, në Facebook. Kjo ish-republikë sovjetike me 40 milionë banorë regjistroi një rekord të ri ditor dje me 9 850 raste COVID-19.