Legjenda braziliane, Pele është një nga të parët që ka reaguar pas vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Maradona. E mërkura ka qenë ditur e hidhur për futbollin pasi është njoftuar vdekje e Maradonës. Arsyeja e vdekjes thuhet të jetë një sulm në zemër i ndodhur në mëngjesin e së mërkurës. Pas vdekjes së legjendës argjentinase ka reaguar braziliani Pele, i cili ia ka kushtuar disa rreshta ish-mikut të tij. Pele ka pranuar se është i trishtuar që humbet miqtë në këtë mënyrë. Sigurisht që një ditë ne do të godasim një top së bashku në qiell, ka thënë Pele.