Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shefen e Spitalit Infektiv Najada Çomon për ditëlindje. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përkushtimi i saj është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës të shqiptarëve që punojnë dhe u bëjnë ballë sprovave të jetës.

“Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!”, shkruan Rama.