Nga Artur Ajazi
Lulzim Basha përfundimisht e ka të paumndur ta mundë me vota Edi Ramën. Kjo nuk ka më asnjë dilemë, edhe për faktin sepse realisht Rama në të gjitha sondazhet e bëra edhe nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, ka rritur ndjeshëm mbështetësit edhe nga e djathta. Pikërisht kjo e ka tensionuar edhe më shumë kryetarin e Partisë Demokratike. Ndërkohë Edi Rama e ka hapur javën, me një romuze ndaj Lulzim Bashës, duke e ironizuar liderin e opozitës, si “njeriu që vetëm fle gjumë dhe ka hequr dorë nga slogani për largimin e kryeministrit” si kushti për zgjedhjet e reja. Gjatë gjithë shkëmbimit të replikave me kryetarin e opozitës, në përgjigjet e Edi Ramës duket qartë krenaria e tij, dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.
Ky qëndrim i tij, lidhet me faktin sepse Rama aktualisht ndjehet më tepër triumfues për bilancin e qeverisë tij, por edhe sepse opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, deri tani ka gabuar pothuajse në gjithçka. Ai i ftoi mbështetësit e tij në “mitingjet dhe revolucionet madhështore” të pranverës së shkuar duke i ngopur me iluzione dhe mashtrime se “rrëzimi i regjimit të Ramës ishte çështje ditësh”. Lulzim Basha i mashtroi ata me idenë se “në Shqipëri nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër”,dhe dihet se si përfunduan mitingjet e dh uns hme, me djegie institucionesh dhe sulme ndaj ambasadorëve.Por Lulzimi nuk u shpjegoi kurrë mbështetësve të tyre, pse dështuan “kauza dhe aksionet e opozitës”, dhe pse prania e Kryemadhit ishte një gabim i madh, duke u mjaftuar me gënjeshtrën e radhës se “në shtator protestat do të vijonin më të forta” ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë. Rrjedhimisht revolucioni “Blu” u harrua, por bashkë me të, edhe kushti i Lulzimit “zgjedhje pa Ramën kryeministër”.
Partia e Lulzimit,nisi të kërkonte diçka tjetër, “zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë”, duke mashtruar sërish mbështetësit. Kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte dy opsione, e para të përmbyste me dhunë qeverinë Rama (gjë të cilën nuk e arriti) dhe e dyta të bënte ndryshimin e madh brënda saj, riorganizimin dhe afrimin e të rinjve. Por edhe këtë gjë Lulzim Basha nuk e bëri dot, pasi ai është një proces i gjatë dhe i pamundur, dhe ai si kryetar partie mban përgjegjësi. Kjo edhe për faktin sepse Lulzimi nuk ka mundur të gjejë rrugën të ngjallë shpresë, të afrojë figura të reja, dhe të japë garanci për të ardhmen. Partia Demokratike, nuk ka ditur dhe nuk e ka mësuar akoma rrugën se si të afrohet me qytetarët, ndërkohë që Lulzimi bën thirrje për “një front të përbashkët kundër Ramës”.Deri tani opozita e Lulzimit, ka dështuar tur pshëm në aksionet e saj, dhe kjo për faktin sepse ai komunikimin me qytetarët, e ka bazuar në akuza dhe shpifje, duke humbur shumë nga mbështetësit e tij në parti. Fatkeqësisht, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim dhe frymëzim, dhe ka preferuar të zgjedhë si rrugën e vetme për të ardhur në pushtet, shpifjet dhe skenarët e sajuar.
Edhe pas afro 8 vite në opozitë, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur, pasi kanë dështuar në përpjekjen për të bërë krahasimin me Ramën. Lulzim Bashën, sot nuk e besojnë më as mbështetësit e tij, dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja e vetme që Edi Rama do të vazhdojë të tallet me të.