Kreu i Partisë Socialiste dega Fier, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vijon takimet me strukturat dhe qytetarët në kuadër të riorganizimit të partisë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Së fundmi numri 1 i socialistëve të Fierit ka zhvilluar një takim me vajza dhe djem të FRESSH në këtë qytet, ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga ato që janë diskutuar aty. Mes të tjerash zoti Koçi ka thumbuar edhe opozitë kur ka theksuar se në 25 prill vota duhet të shkojë për PS dhe jo për ata që vr anë qytetarët e pafajshëm, referuar ’21 janarit.
“Këto ditë me vajza e djem të FRESSH: Le të udhëhiqemi nga modelet politike progresiste të njerëzve punëdashës dhe shpirtmirë që ka në PS dhe jo nga ata që rrë mbejnë pu shkën për të vr arë qytetarë të pafajshëm në bulevard, apo nga ata që prej Presidencës dëshmojnë lajthitje publike”, shkruan zv/ministri Koçi.