Mjeku i mirenjohur, Pëllumb Pipero ka rrëzuar pretendimet e kryetarit të opozitës Lulzim Basha i cili deklaroi se po fshihen vdekjet nga Covid, duke theksuar se është e pamundur që të fshihen vde kjet dhe se shkakun e fatalitetit e vendos mjeku dhe vetëm mjeku.
“Kjo sëmundje përtej arritjeve ose mosarritjeve e ka bashkëshoqëruese edhe humbjen e jetës. Mjeku plotëson kartelën e pacientin çdo ditë dhe e azhornon atë. Nëse pacienti ka fatin e keq që të ndërrojë jetë përshkruan sëmundjen bazë, sëmundjen shoqëruese dhe shkakun e vde kjes. Në këtë rast është e pamundur që të fshihen vdekjen. Aty janë kartelat mund të hetohen”, tha Pipero gjatë një bisede në studio në News 24.