Takimi i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së pjesëmarrëse në këtë proces, do të mbahet më 10 nëntor në Sofje, Bullgari, ku duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. CEFTA do të marrë një rol aktiv në zbatimin e aktiviteteve kryesore nga plani në fjalë. Ballkani Perëndimor po paraqet një Plan Veprimi për një Treg të Përbashkët Rajonal (CRM) që do të zbatohet deri në fund të vitit 2024. Kjo axhendë ambicioze përbëhet nga veprime të synuara në katër fusha kryesore: zona e tregtisë rajonale: lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve zona e investimeve rajonale, që synon të harmonizojë politikat e investimeve me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të promovuar rajonin për investitorët e huaj dhe ata brenda-rajonalë; zona dixhitale rajonale, për të integruar Ballkanin Perëndimor në tregun dixhital pan-Europian; dhe zona rajonale industriale dhe inovative, për të transformuar sektorët industrialë, për të formuar zinxhirin e vlerës që ata i përkasin dhe për t’i përgatitur për realitetin e sotëm dhe sfidat e së nesërmes.
CEFTA do të ketë rol thelbësore për zbatimin e aktiviteteve kryesore në fushën e tregtisë rajonale, por edhe në fusha të tjera të planit, së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Komunitetin e Transportit dhe partnerë të tjerë. CEFTA synon zgjerimin e tregtisë rajonale të mallrave dhe shërbimeve, krijimin e një mjedisi tërheqës për investime dhe kontribut në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin midis palëve. Sa i përket tregut të përbashkët rajonal , kjo marrëveshje e rëndësishme tregtare rajonale do të përqendrohet veçanërisht në përshtatjen e korsive të gjelbërta (Green lanes) dhe të vendos në dispozicion shërbimet 24/7 në rrjetin e zgjeruar të PKK-ve dhe të prezantojë korsitë e gjelbra në PKK-të me BE-në dhe aktivitete të tjera që synojnë uljen e kohës së pritjes me 30%;
Po ashtu, në programet e njohjes së ndërsjellë – shtatë dokumente me një të vetëm që njihen në të gjitha palët, vendosjen e tregut rajonal të tregtisë elektronike duke miratuar rregulla thelbësore të harmonizuara, duke thjeshtuar procedurat doganore dhe duke siguruar shpërndarjen efikase në tregun e CEFTA-së, si dhe shkëmbimin sistematik të të dhënave elektronike (SEED +). “CEFTA do të marrë një rol aktiv për të siguruar zbatimin e shpejtë dhe të sigurtë të disa prej veprimeve kryesore në shënjestër siç janë Korsia e Gjelbër ose shkëmbimi sistematik i të dhënave elektronike. Ne besojmë se pandemia aktuale COVID-19 ka përshpejtuar më tej ambicien drejt një bashkëpunimi më të mirë dhe më të lehtë rajonal, dhe të gjithë kemi punuar shumë për të kontribuar. Plani i veprimit ofron udhëzime të qarta për katër vitet e ardhshme dhe CEFTA pret që të kontribuojë në një treg të përbashkët më të begatë dhe duke gjeneruar mundësi të reja për palët e CEFTA-së,” tha Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, i cili do të marrë pjesë në këtë takim.
Krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal do të kontribuojë në vendosjen e rajonit në hartë për investitorët globalë që kërkojnë të zvogëlojnë distancën me tregjet e BE-së dhe të diversifikojnë furnizuesit e tyre, duke krijuar kështu vende pune, duke ofruar zgjedhje më të mëdha me çmime më të ulëta për konsumatorët e tyre dhe duke u mundësuar njerëzve të punojnë në të gjithë rajonin. Ky treg rajonal më i madh do të jetë një gur themel për firmat e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar më mirë në zinxhirët europianë të vlerës dhe për të forcuar konkurrencën e tyre në tregun europian dhe global. Bashkimi Europian mbetet partneri kryesor i rajonit në këtë ndërmarrje.