Nuk janë të pakta rastet kur blihet një produkt në Itali dhe sheh që është prodhuar në Shqipëri. Ministri i Shtetit për mbështetjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi shprehet se kishte marrë shkas nga një rast i tillë, sugjeruar nga një mik, për t’i bërë vizitë kompanisë që prodhonte pandofla, sandale dhe këpucë.
“Eksperienca 16-vjeçare e Aurorës dhe Olës në sektorin e fasonerisë ishte reflektuar edhe në sipërmarrjen që menaxhonin me produkte “Made in Albania”, të cilat eksportoheshin në Itali”- thotë Shalsi. Sipas tij, në një hapësirë të konsiderueshme dhe të mirësistemuar, 60 punonjësit kryenin të gjitha proceset e prodhimit që nga prerja, qepja, montimi e deri te paketimi.
Shalsi thotë kjo sipërmarrje ka përfituar nga Paketa e parë e mbështetjes ekonomike dhe i vetmi shqetësim që kishin ishte ecuria e situatës së pandemisë në vendin fqinj, Italinë.