Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë kryer gjatë ditës së sotme 758 inspektime dhe monitorime në subjektet tregtare në të gjithë vendin, për respektimin e masave të sigurisë ushqimore edhe si pjesë e taskforcës antiCovid. AKU bën të ditur se, gjatë inspektimeve janë dhënë 17 masa me paralajmërim për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore, mungesë të rinovimit të planit DDD dhe mungesë të rinovimit të analizave të ujit.

Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 6.341 tonë produkte ushqimore. Ndërsa referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 6 mostra në monitorim të produktit qumësht. AKU si pjesë e taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve të sigurisë antiCovid. Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës si mënyrë kundër përhapjes së koronavirusit.