10 Nëntor- Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, në një lidhje direkte në ABC News ka deklaruar se pacienti 69 vjeçar që tentoi aktin tragjik, ndodhet në terapi intensive dhe  po merr në sherbim shëndetësor nga një ekip mjekësor për COVID-19 dhe dëmtimet e marra diten e sotme. “Ndjej keqadhje për vetë pacientin, familjarët por edhe personelin qe ka më shumë se 8 muaj që shërben natë dhe ditë. Ju siguroj dhe kam marr vetë personalisht angazhim maksimal dhe pacienti i po merr sherbimin në dy drejtime, COVID-19 dhe për dëmtimet e marra ditën e sotme”, tha Çomo

Çomo është shprehur se në Shërbimin Infektiv ka asistencë psikologu dhe në mënyrë të vazhdueshme ju është ofruar pacientëve. “Kemi assistance psikologu në shërbim por kjo është një sëmundje e cila ndikon tepër edhe në gjendjen psikologjike. Që prej fillimit jemi siguruar që dritaret dhe dyertë të jenë të sigurta”, tha Como.

Çomo tha se në spitalin COVID1 ku prej më shumë se 8 muajsh po trajtohen të prekur më COVID19 ka një protokoll mjekimi si ai i vende të tjera të botës dhe gjithashtu janë mundësuar të gjitha medikamentet për trajtimin pacientëve. “Kemi huazuar protokollet e vendeve të para ku u shfaq virusi si në Kinë apo Itali. Ne kemi marrë dhe përshtatur barnat më të mira për këta pacientë. Protokolli përmban shumë elementë. Janë antibiotikët, barnat antiviral. Kanë qenë shumë udhërrëfyes dinamik. Kanë dalë shumë të dhëna të reja. Remdisivir tek ne përdoret dhe mjekohen ata pacientë që kanë kritere klinike. Nuk përdoret në kushte ambulatore por vetëm në kushte spitalore. Shqipëria ka mbi dy muaj e gjysmë që përdor plazmën imune konvaleshente përdoret gjithashtu në kritere specifike”, tha Çomo.

Prof Najada Çomo, tha se në dy spitalet COVID1 dhe COVID3 vijojnë të kenë kapacitete të lira, personat të cilët kanë shfaqur përmirësime do të transferohen në spitalin COVID 3, ndërkohë që do të lirojnë vendet për pacientët e rinj që shtrohen. “Kapacitetet e Shërbimit Infektiv janë 120. Kapacitetet nuk janë ezauruar, kemi akoma shtretër të lirë. Kapacitetet nuk janë të ezauruara”, tha Çomo.