Nga ARTUR AJAZI/

Lulzim Basha, asnjëherë përgjatë gjithë viteve që merr pjesë aktive në politikë apo qeverisje në Partinë Demokratike, nuk e kishte menduar se do të vinte dita që ai, të mbrohej me qenien e tij “nip Kosove”. Askush nuk e dinte se ai, kryetari i opozitës, njeriu i “shkolluar” në Hollandë, njeriu që sa ishte ministër në qeverisjesn e Berishës u damkos për Rrugën e Kombit, njeriu që rrënoi Partinë Demokratike dhe opozitën, së fundi do të mbrohej pas të qenurit “nip Kosove”. Asgjëkundi nuk hyn kjo përgjigje e vonuar, asgjëkundi nuk i duhet shqiptarëve, nëse ai është “nip Kosove apo nip Gjakove”. Kjo pasi e rëndësishme është se, ai akuzohet nga kosovarët, për makinacione dhe afera të tjera, që kanë dëmtuar rëndë çështjen e Kosovës, apo dhe UÇK-së. Kjo është e rëndësishme, kjo është çështja që Lulzimi i Berishës, duhet të zgjidhë me shqiptarët, kosovarët dhe Hagën. Nuk mund të fshihesh si dikur “jam nipi Pali Miskës, apo nipi Hekuran Isait”, as nuk mund të fshihesh se “jam nga Vlora apo Gjirokastra”. Asnjëherë më shumë se sot, Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, nuk ka qenë më e damkosur se kaq, edhe pse sharlatanë,mjeranë, mash trues dhe sahanëlëpirës mundohen të shpëtojnë “të mirin Luli”. Nuk është nevoja të dalin në medie dhe portale, njerës pa identitet dhe dinjitet, njerës që janë damkosur si “paçavure” gjatë gjithë jetës së tyre, ti dalin në mbrojtje Lulzimit të Berishës, njeriut të zgjedhur me kaq “kujdes” nga ai që për afro 30 vjet e shka tërroi partinë e vlerave dhe idealeve të studentëve të Dhjetorit ’90. Por së fundi, meseleja me kasetën e kasaphanës së Zharrit, zbulimi i bujshëm i një kosovari që ka humbur familjarët e tij gjatë luftimeve me serbët, e ka ndryshuar rrjedhën e gjërave.

Lulzim Basha, nuk mund të merret më, as me “korrupsionin dhe pandeminë” dhe as me thirrjet ndaj shqiptarëve “për të rrëzuar Edi Ramën”. Ai ka një problem të madh me vehten, kosovarët, UÇK-në, dhe strukturat e drejtësisë europiane, e cila përbën dhe kredon morale të tij, si kusht për të qëndruar ose larguar nga politika. Por mendoj se, Lulzim Basha nuk ka kurajon të flasë, të replikojë, dhe të dëshmojë para shqiptarëve se, përse akuzohet pikërisht ai nga shtetasi kosovar për kasetën e filmuar nga masakra, përse nuk përballet me të vërtetën e hidhur, dhe të deklarojë hapur se “po kam bashkëpunuar me serbët, por isha i detyruar”, ose të japë versionin e tij mbi gjithçka ka ndodhur. Nuk të shpëtojnë të “mbyturit” Lulzim, nuk të “pastrojnë” të ndyrët Lulzim, pasi ata janë kapur pas teje për të zbardhur “njollat” e tyre, dhe jo damkën tënde. Gjithsesi, një gjë e mësuan nga Lulzim Basha shqiptarët, se ai qenkësh “nip Kosove, dhe se ai “nuk do ta tradhëtonte kurrë amanetin e të parëve”. Por kjo në fakt, nuk ngre “peshë” në barrën e madhe të cilën kosovarët i kanë va rur Lulzimit së fundi, lidhur me një sekret të madh, që edhe pse ka 21 vite që “ndrydhet”, sërish duhet të dalë siç ka ndodhur. Mund të jesh “nip Kosove” Lulzim, ashtu siç mund të jesh edhe “nip Dibre apo Skrapari”, por kjo nuk ndryshon asgjë lidhur me bëmat dhe mëkatet e seicilit. Rëndësi ka kombi Lulzim, jo partia apo karriera tënde në skenën e çjerrë të politikës, nga ku ti hyre, dhe nuk pranon të dalësh.