Nga Mero Baze/
Lulzim Basha duket se po kryqëzohet mbi rolin e tij të paqartë në mbledhjen e fakteve për krimet e luftës në Kosovë nga ana e shqiptarëve. Dhe shkaku kryesor, nuk është sulmi frontal i qeverisë ndaj tij në këtë pikë, por mungesa e një qëndrimi serioz nga ana e tij.
Ai përveçse duhet të jetë i vërtet në shpjegime, duhet deomos të ketë qëndrimin e vet publik sot, për atë që ka ndodhur.
Edhe pse është shumë populiste dhe në modë, të jesh pro UCK siç është qeveria, nuk do të thotë që të mos kesh një qëndrim për atë që ka ndodhur edhe të ndryshëm nga qeveria. Sali Berisha për shembull e ka një qëndrim tyë ndryshëm nga qeveria e Tiranës. Ai këmbngul se UCK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.
Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK, dhe nga ana tjetër, nuk do ti afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.
Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri nuk përbën problem populizmi i qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UCK. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtet Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UCK.
Mungesa e një qëndrimi prej tij, pafuqia për të mbajtur qëndrim politik ndaj kësaj historie, e bëjnë atë viktimë të besueshme edhe si hetues, biles dhe manipulues provash.
Kur ti shikon se ai nuk mban dot qëndrim politik ndaj asaj që ka ndodhur, bindesh, se ai i druhet konfliktit të interesit në dosjet e UCK.Dhe kjo e bën atë sot politikanin atipik në trojet shqiptare, që nuk ka asnjë qëndrim politik ndaj historisë së gjykimit të UCK. Fjala vjen dhe në Kosovë ka politikan që mbështesin Berishën e thonë që ata duhet të dënohen për krime lufte. Ka dhe gazetarë. Shumica mendojnë se kjo është dispropocionale në raport me Serbinë, apo që dosjet janë fabrikuar. Por ama kanë një qëndrim. Bile dhe vet qëndrimi i Kadri Veselit ishte shumë më burrëror dhe profesional se gjithë folklori shqiptar rreth kësaj historie, pasi ai deklaroi se po shkojmë në Hagë të pastrojmë historinë tonë.
Lulzim Basha nuk ka asnjë qëndrim politik dhe kjo e lë atë të lidhur me këtë histori, vetëm si hetues krimesh të UÇK. është një zgjedhje që vjen, ose nga fakti se e di çfarë ka bërë, ose nga fakti që nuk di çfarë bën. (Tema)