Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kavajë, për të inspektuar rindërtimin e shtëpive të prishura nga tërmeti. Gjatë vizitës, ai është ndeshur edhe me një qytetar që deklaroi se nuk do ta tradhtojë partinë e kreut të Qeverisë, edhe sikur ky i fundit të mos e mbajë premtimin për t’u futur në shtëpi përpara Vitit të Ri.
Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne. Edi Rama: Po mbaron shtëpia? Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë. Edi Rama: I mirë është, i mirë. Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Je djali im. Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni Brenda. Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë.
Më pas Rama u ndal edhe në një shtëpi e cila sipas tij po ndërtohet për një demokrat, por kjo nuk ka rëndësi, shtoi kreu i qeverisë. “Ky do jetë demokrat, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama.