Tiranë, 20 Nëntor- Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Mira Rakacolli, në një bisedë në skype në Report TV e ka quajtur të papërgjegjshëm kryetarin e opozitës Basha dhe se akuzat e tij kanë tejkaluar çdo cak njerëzor. Rakacolli siguroi se Ministria e Shëndetësisë të gjitha raportimet i bën me përgjegjësi bazuar në të dhënat që mjekët me përgjegjësi kanë sjellë.

“Të flasësh me papërgjegjshmëri për fshehje të numratve të vde kj eve, ndërkohë që mjekët po luftojnë me një armik të padukshem, që po u shërbejnë qytetarëve, është një gjë e paprecedent, e pamenduar, ka tejkaluar përtej çdo caku njerëzor. Ministria e Shëndetësisë të gjitha raportimet i ka bërë me përgjegjësi të plotë mbi bazë të të dhënave që mjekët kanë shkruar me shumë përgjegjësi në dokumentet shoqëruese të pacientëve që kanë humbur jetën”, tha Rakacolli.