Në një intervistë për gazetaren Ola Bruko në televizionin News 24, zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha duke theksuar situata nuk duhet të përdoret për të bërë politikë, ndersa theksoi se aktualisht ka një plan të ndërtuar në skenarë të ndryshëm nga ekspertët më të mirë vendas dhe në të janë parashikuar indikatorë dhe nëpërmjet të cilit po përballohet situata e vjeshtë dimrit.

Rakacolli tha se plani është ndertuar në verë dhe sistemi është parapërgatitur për disa skenarë. Komenti im i parë është që të mos e politizojmë situatën shëndetësore dhe nuk është normale që të bëhet politike me sëmundjen. Nuk ka një mungesë plani siç tha lideri i opozitës, sepse plani është i bërë, që përpara se të fillonte epidemia, si filli sipas fazës së parapërgatijes dhe është edhe plan i ri i bërë gjatë muajve të verës, është një plan i shkruajtur, me indikatorë që po ndiqen, i bërë gjatë verës për përballimin e situatës të vjeshte dimrit. Per përballimin e situatës qeveria është mbështetur pikërisht në mendjen e mjekëve të nderuar të të gjithë sistemit shëndetësor. Pra plani i ndërtuar ka marrë mendimin e gjerë teknik të mjekëve një plan që ka parashikuar të gjitha situatat, tha Rakacolli.

E ftuar në rubrikën Opinion ne News 24, Rakacolli tha se kjo është një situatë e vështirë me të cilën po përballet mbarë globi, mjekët dhe infermierët në Shqipëri janë pajisur me mjete të mbrojtjes personale që në ditën e parë. Mjekët nuk janë të pambrojtur, mund të shikohet nga pamjet të ndryshme që media transmetojnë, ose mund të dëgjohen ata teksa e pohojnë vet, tha Rakacolli.