Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha i është rikthyer vizitave në familjet e dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë, që sipas tij, mbeten të harruara nga shteti. Këtë herë u ndal në Ishëm të Durrësit, por nëse menduat se shkoi për të qarë vërtet ndonjë hall, e keni gabim. Ja cfarë fshihet, pas teatrit të radhës së Lulzim Bashës. Personi që shihni të shfaqet krah Bashës është zoti Liman Fili, që rezulton të jetë aktivist i Partisë Demokratike në fshatin Gjuricaj të Ishmit. Por ndryshe nga sa thotë zoti Fili, ai nuk është lënë në rrugë të madhe dhe as është braktisur nga qeveria gjatë gjithë këtij viti, sepse për këtë qeveri, qytetarët meritojnë të trajtohen të gjithë njësoj, qofshin të majtë apo të djathtë.

Kështu, ekipi i parë me tre ekspertë kosovarë e ka cilësuar shtëpinë e tij në akt ekspertimi me dëme të lehta. Më pas një ekip i dytë me inxhinierë të Durrësit e ka cilësuar shtëpinë me dëme të nivelit DS2. Për rjedhojë ai është shpallur fitues i grantit për rikonstruksion dhe ka firmosur kontratën për të përfituar shumën 250 000 lekë. Ndonëse zotëria thotë krah Bashës se nuk i ka marrë këto lekë, ja ku janë është fatura që provon të kundërtën.
———– Ky zotëri është Agim Muharremi – kryetar i Partisë Demokratike në Lalëz. Përfitues nga programi i rindërtimit, të cilit do t’i ndërtohet shtëpia e re sipas VKB nr. 72 datë 20.07.2020. Ndërkohë vijon të jetë përfitues i bonusit të qerasë sipas VKB nr. 9 datë 27.02.2020  Familja e tij ka përfituar vazhdimisht ndihma ushqimore nga njësia administrative Ishëm.

———– Basha ndalet edhe në familjen e Shpëtim Kurtit. Atij i është prishur shtëpia nga tërmeti dhe do t’i ndërtohet shtëpia e re sipas VKB nr.72 datë 20.07.2020 Sapo i janë hequr të gjitha inertet nga vendi ku do të ndërtohet shtëpia e re e cila do të fillojë nga ndërtimi i themeleve pas pak ditësh, sic provon edhe kjo foto nga punimet. Familja është trajtuar me ndihma ushqimore nga njësia administrative Ishëm. Ai vete nuk ka aplikuar për të përfituar bonus qeraje.Sërish, fatkeqësisht, Lulzim Basha vijoi me avazin e përdorimit si mish për top, të qytetarë që i ofrohen partisë  demokratike në një shfaqje të shëmtuar, që i serviret gjithë Shqipërisë përmes medias, si akti demontrues i një politike të vjetër e primitive që nuk njeh as principe dhe as moral.