Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme shkollën “Vëllezërit Haradinaj”, në Rrashbull të Durrësit, e cila është një nga 3 shkollat e ndërtura pas tërmetit para datës 26 nëntor dhe ka hapur dyert për 530 nxënësit që marrin dijet e tyre atje. Kjo shkollë është ndërtuar me kushte moderne, më e madhe dhe e përtej mësimit ka klasa edhe për parashkollorët dhe kopshtin për fëmijët. Rama vlerësoi punën e bërë aty, ndërsa shtoi se shkolla ka kushtet moderne të një shkolle që ndodhet edhe në Zvicër,me të vetmin ndryshim se shkollat tona janë më me shumë ngjyra. Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Shkolla ka 23 klasa, 4 laboratorë, një sall aktivitetesh, sistem ngrohje me kaldaje, si dhe një godinë me aksesueshmëri më vetë për ciklin parashkollor dhe kopshtin. Gjatë inspektimi Rama kërkoi nga nxënësi që ta mirëmbanin shkollën dhe të mësonin.
Më herët kryeministri inspektoi punimet edhe në kopshtin “Niko Hoxha” në Kamzë që pritet të hap dyert për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore, plus pallatet me 270 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, për të cilat do të nisë në mes të dhjetorit puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore.