Kryeministri Edi Rama duke folur me gjuhën e shifrave ka thënë se do të ndërtohen 115 objekte arsimore.
Sipas Ramës, kantierat e deritanishme janë të financuara nga buxheti i shtetit, ndërkohë që ato që po hapen do të financohen nga vendet partnere, duke filluar nga BE që do financojë 62 shkolla, Gjermania 3 shkolla, Sllovakia 4, Sllovenia 1, Qatari 3 shkolla dhe plus këtyre janë dhe 23 objekte të tjera të reja për financim.
“115 objekte arsimore. 18.5 mld lekë të vendosura në dispozicion, nga të cilat janë në realizim 7.5 mld nga buxheti i shtetit dhe hyjnë në realizim dhe 11 nga donatorët. Çfarë kantieresh keni parë deri tani janë të financuara nga buxheti i shtetit, ndërkohë që ato që po hapen do të financohen nga vendet partnere, duke filluar nga BE që do financojë 62 shkolla, Gjermania 3 shkolla, Sllovakia 4, Sllovenia 1, Qatari 3 shkolla dhe plus këtyre janë dhe 23 objekte të tjera të reja për financim. Në proces kemi faktikisht, drejt përfundimit objekte e financuara nga shteti, por këtu do ju bëj një përmbledhje edhe për objektet që financohen nga donatorët që janë në fazën e rindërtimit.
37 shkolla janë në Tiranë, 30 shkolla të reja dhe 7 për rindërtim të pjesshëm; Në Durrës 30 të tjera, 23 të reja dhe 7 për rindërtim; në Krujë, 18 shkolla, 14 të reja; në Kamëz 21 objekte, 10 shkolla të reja; në Kavajë 12 objekte, 3 shkolla të reja; në Kurbin 10 objekte, 6 të reja; në Shijak janë 6 objekte të gjitha të reja; në Lezhë janë 6 objekte, 1 plotësisht e re dhe 5 për rindërtim të pjesshëm; në Rrogozhinë 6 objekte 4 të reja; në Vorë 7 shkolla të reja dhe në Mirditë 2 ku një prej tyre për rindërtim nga e para”, tha Rama.