Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për menaxhimin e situatës së Covid 19 dhe i ka ripërsëritur edhe një herë kreut të Partisë Demokratike pyetjen duke iu drejtuar me fjalët: përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty. Kreu i ekzekutivit i kërkon Bashës të mos fshihet pas Covid.
Postimi i plotë: Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty! (Lexo.al)