Kryeministri Edi Rama tha se dhënia e pagave për naftëtarët ka qenë një vendim jo i lehtë për shkak të situatës ku jetojmë, por i bindur se ishte i duhuri. Ai ka bërë me dije se po bisedon me 3 kompani të mëdha për të rivënë në punë rafinerinë.
“Çka ne kemi vënë në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë çdo ditë, asi asnjëherë më parë në eksperiencën time në këtë detyrë, për të qenë largpamës, nuk është e lehtë, por jemi të bindur që kemi bërë qenë e duhur duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto, që të kenë sigurimet dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh dhe situatës që po kalojmë. Më lejoni të shijoj këtë moment pozitiv dhe njerëzor, kur kemi qarë halli bashkarisht si një familje dhe kemi materializuar moton tonë që askush nuk do të jetë vetëm dhe gjithçka që është e mundur nga ana jonë, do të bëhet për këdo. Nuk jemi dorëzuar për gjetjen e investitorit, kërkon investime se është një rafineri e vjetër, se çdo të bëjmë më pas do e bëjmë nesër.
Vazhdojmë procesin, u kemi dhënë kohë për të marrë frymë lirisht dhe në momentin që do të jetë investitori dhe do të vihet rafineria ato s’do të kenë më nevojë për këto paga. Jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë komopani të mëdha dhe të rëndësishme, por koha që jetojmë është një problem, që e kemi hasur me disa projekte tona, kemi një lajm të mirë për veprën e madhe që do jetë investimi më i madh i huaj për korridorin blu nga Miloti në Fier dhe po ashtu jemi në proces për të realizuar uroj dy projektet e tjera për portin e Durrësit dhe Vlorës dhe të Sarandës, por të gjitha këto do të ishin më të lehta nëse nuk do të kishte hyrë në mes COVID, por në një kohë të arsye rafineria dp të ndizet, nuk dua të vë afate”, tha Rama.