Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja ku po zhvillohen punimet. Ai thotë se në këtë kantier po punohet 24 orë për të ndërtuar rrugën që do të lehtësojë qarkullimin e makinave, e cila është një nyjë lidhëse e kryeqytetit. Kryeministri shkruan se deri më tani kanë përfunduar 42% e punimeve.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga zemra e ‘Shqiponjës’, ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t’i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.