Me këto pamje nga Vau i Dejës, duke treguar investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, e ka nisur mëngjesin sot kryeministri Edi Rama, duke bere me dije po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 hektarë tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerët e kësaj zone.

‘Sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi”, shkruan Rama.

Në fund kryeministri thekson se sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë hektarë që ishte në vitin 2013 në 255 mijë hektarë në vitin 2020.