Kryeministri i vendit, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter i është drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar që të dalë dhe të flasë vetë në lidhje me aku zat për videon e Krushës.
Rama shkruan:
Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për ak uzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e aku zat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!
Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!