Mbrëmjen e sotme, kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë. Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar edhe emrin që i thërret ministres Balluku ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë.

Në një moment Rama dëgjohet duke thënë: Bela, Bela është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe. I duhet edhe shiu për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën. Kujtojmë se pak kohë më parë, ishte ministrja Balluku e cila tha se i thërriste Ramës, shkurt KM, që nënkupton kryeministër.