Sergio Ramos po flet me drejtuesit e Real Madridin që të rinovojnë kontratën e tij. Ai del i lirë në verë dhe gjasat janë që të rinovojë sërish, pasi kapiteni po kalon një moment shumë të mirë dhe është në formë.
Reali do t’i plotësojë të gjitha kushtet për të rinovuar, por në garë është futur dhe ekipi i Inter Miamit sipas asaj që shkruan AS. David Beckham po përpiqet që të nënshkruajë me ish-shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”.
Ai po mundohet ta bindë që në momentin kur të dalë futbollist i lirë të firmosë në SHBA. Diçka e tillë pritet të mos ndodhë, pas Ramos do të firmosë sërish me kryeqytetasit.