Ëndrra e Florentino Pérez dhe Zinedine Zidane për të përforcuar Real Madridin në merkaton e verës së ardhshme është Eduardo Camavinga, së bashku me Kylian Mbappé. Ky i fundit tashmë përbën përparësi për klubin e bardhë. Kjo gjë raportohet nga “Sport”, gazetë sipas të cilës, pavarësisht investimit të madh për sulmuesin francez (PSG i pagoi atij 180 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta humbasë), “Los Blancos” kanë një marrëveshje verbale për mesfushorin e Rennes.

Klubi francez kërkon 60 milionë euro për 18-vjeçarin, por vullneti i lojtarit për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll është i fortë, aq sa ka pranuar një kontratë 6-vjeçare me galaktikët mbretërorë.