Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas votimit në zgjedhjet brenda partisë që thotë se do përcaktojnë sot strukturat drejtuese. Duke folur mbi mbajtjen e maskës Kryemadhi tha se “vetëm partia ma mbledh dhe askush tjetër”.

“Partia ma mbledh nuk ma mbledh njeri tjetër. Sërish vazhdoj të mendoj se maska është një element që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirusi, as diktatura. Shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin.”, tha ajo. Më tek kryetarja e LSI vlerësoi si të jashtëzakonshme pjesëmarrjen në votimet e para elektronike të një partie në Shqipëri.

“Sot unë dhashë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Ndjej kënaqësi që në listën për delegate shikoj shumë gra, dhe të rinj që i janë bashkuar LSI gjatë kohës së opozitës. Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese. Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.