Një ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka publikuar një videomesazh për të gjithë studentët.

Ai thotë se situata e krijuar për shkak të koronavirusit ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë.Gjithashtu Hoxha siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

“Të dashur studentë dhe kolegë. Ju uroj suksese dhe mbarësi për fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021. Ky është një fillim viti i ndryshëm i diktuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë për shkak të përhapjes së koronavirusit” – thotë Hoxha.