Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan inspektimet dhe monitorimet për zbatimin e masave që parandalojnë përhapjen e COVID-19.
Sipas AKU-së gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë kryer 744 inspektime dhe monitorime.
“Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit.
Janë marrë 32 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide”, bën të ditur AKU.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në kopshte e shkolla për zbatim të protokolleve të sigurisë.
Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së koronavirusit.