Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Thumanë, ku panë nga afër procesin e rindërtimit të banesave për banorët që humbën shtëpitë e tyre prej tërmetit tragjik të vitit të shkuar. “Infrastruktura është me standarde evropiane, e themi pa asnjë droje. Kjo pjesa e Thumanës është krijimi nga e para e një qyteti të ri. Atje do jenë 155 banesa, do jenë më shumë se 700 banorë. Shkolla për të gjithë zonën. Janë 278 apartamente. Janë mbi 3 mijë banorë që do të futen në shtëpitë e reja. Një qytet i ri”, tha Ahmetaj.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook: “Mbresëlënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”.