Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje të tjera nga puna që vazhdon me ritme të larta në kantieret e Rindërtimit.
“Shtëpitë e reja të Nuri Leçinit, Ervis Ballës, Shpëtim Ballës, Bedri Kastratit në Xhafzotaj, po marrin formë dita-ditës. Puna vijon pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të shkuar”, u shpreh kryeministri Rama, ndërsa solli pamje nga këto shtëpi në rindërtim. “Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, theksoi kryeministri.