Shumica e francezëve nuk kanë ndërmend të vaksinohen kundër Covid-19, kur një ilaç të vihet në dispozicion. Kjo u zbulua nga një sondazh nga kompania “Ifop” për ‘Journal du Dimanche’. Sipas saj, 59% e popullsisë, thonë se ata me siguri ose ndoshta nuk do të vaksinohen, ndërsa 41% janë të gatshëm ta bëjnë këtë. 59% që shprehën kundërshtimin e tyre gjithashtu, thanë se ende preferojnë një vaksinë të prodhuar në Francë sesa një të huaj, tregon sondazhi.
Në 24 orët e fundit, autoritetet franceze kanë raportuar mbi 10 mijë raste të reja me Covid 19 dhe mbi 400 vik tima, ndryshe nga piku, që arriti në fund të tetorit, ku u shënuan 47 mijë raste vetëm në një ditë. Sa i takon numrit total të vikt imave që nga nisja e pandemisë, ai i ka kaluar 50 mijë persona.
Franca, vendi i parë i madh evropian i goditur nga vala e dytë e Covid-19, po shkon drejt fundit të bllokimit dhe presidenti Macron ka njoftuar një zbutje të masave aktuale kufizuese dhe lëshimin e një protokolli të ri shëndetësor që do të vendoset në vend në javët e ardhshme.