Me rritjen e shifrave të të infektuarve me koronavirus në vend, drejtoresha e IShP-së, Albana Fico u shpreh se nuk do të ngurojnë që të marrin masa shtesë. Në një intervistë për Report Tv ajo tha se nuk ka ende një vendim konkret por në bazë të shifrave të koronavirusit gjithçka mund të ndryshojë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre. Shifrat e demonstrojnë situatën e vështirë ku jemi. Këto janë masa të mirëmenduara. Të gjithë faktorët janë diskutuar duke u bazuar në faktorë të ndryshëm. Në të gjithë këtë situatë që po kalojmë. Me shpejtësi janë vendosur në funksion kapacitetet testuese dhe ato spitalore. Spitali COVID 4 është gati së bashku me personelin mjekësor. Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve” – tha Fico. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare janë 17 mijë qytetarë aktivë me koronavirus. Por për këtë Fico u shpreh se nuk është për tu shqetësuar pasi ato janë me simptoma të lehta ose ata që marrin trajtim në banesë. Ajo u shpreh se lu fta kundër koronavirusit nuk duhet bërë në spital por nga vetë qytetarët duke respektuar masat e vendosura nga qeveria shqiptare.
“Së pari është e vërtetë që lufta nuk duhet bërë në spitale. Është luftë për të shmangur infeksionin. Sëmundjet në këto rast të tipit infektiv, janë sëmundje që kërkojnë një përfshirje mes qytetarëve dhe shërbimeve mjekësore. Një rol shumë të rëndësishëm që të ketë një bashkëpunim mes qytetarëve dhe mjekësisë. Dua të them që masat duhen zbatuar dhe ato fillojnë nga vetja familja dhe të tjerë. 17 mijë persona aktivë nuk janë kontigjent spitalor. Nëse ne kemi një pjesë të shtruar në spitale, pjesa tjetër janë pacientë asimptomatikë dhe ata që marrin shërbim në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për spitalet e Tiranës, nëse do ketë shtesë të rasteve, do të hyjnë në funksion dhe spitalet rajonale dhe spitaleve të qyteteve të tjera. Kur flasim për shtim të kapaciteteve, nuk flas për vetëm shtretër dhe pajisje spitalore por dhe të stafeve spitalore, mjekë të ndryshëm” – tha Fico. Teksa sot ka filluar vaksinimi ndaj gripit i edukatorëve dhe mësuesve, Fico u shpreh se deri më tani ka pasur një interesim shumë të madh. Ajo thotë se kjo ka ardhur për shkak se qytetarët duan të mbrohen nga gripet stinore në mënyrë që të kufizojnë dhe infektimin nga koronavirusi.
“Qytetarët të bëjnë pjesën e tyre në respektimin e masave. Nëse kanë problematika të drejtohen tek mjeku i familjes. Nëse nuk e kanë le të thërrasin 127. Shumë e rëndësishme është mbajtja e maskave. Mos frekuentoni në mënyrë të panevojshme lokalet dhe baret. Vaksinimi ndaj gripit ka filluar me punonjësit shëndetësor. Ne kemi raportuar. Vaksinat që kanë ardhur i kemi ezauruar. E filluam nga punonjësit shëndetësor pasi ata janë në luftën kundër COVID. Ditën e sotme kanë filluar vaksinimi i mësuesve. Vaksinimin ndaj gripit ne e kemi më të lehtë për shkak të një eksperience disavjeçare. Këtë vit kemi pasur një interesim të madh të vaksinimit ndaj gripit kjo për shkak dhe të tejçimit të mesazhit tonë dhe përmes medias” – tha Fico.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 645 raste të reja teksa i lartë mbetet numri i vik timave ku 18 qytetarë kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe.