Rusia kaloi sot pragun e dy milionë të sëmurëve me koronavirusin e ri duke regjistruar gjithashtu dy rekorde të reja përsa i përket infektimeve dhe numrit të viktimave, por autoritetet refuzojnë ende një kufizim të përgjithshëm. Autoritetet shëndetësore raportuan 23 610 raste të reja me COVID-19 dhe 463 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i rasteve me COVID-19 ka arritur në 2,02 milionë që prej fillimit të pandemisë dhe 34 850 të vdekur.
Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi situatën “shqetësuese” dhe u kërkoi rajoneve ruse, më pak të pajisura se Moska për t’i bërë ballë pandemisë. Sipas tij, disa rajone po përballen me një mungesë të ilaçeve për pacientët me koronavirus ose mungesë të ambulancave. Autoritetet megjithatë kanë përjashtuar çdo izolim të ri kombëtar për të mos mbyllur ekonominë ruse, tashmë e dobësuar nga izolimi i rreptë në pranverë, si dhe nga sanksionet perëndimore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 84% e shtretërve për kujdesin e të sëmurëve me COVID-19 janë ezauruar të hënën.