“Sot në Samitin e Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në këtë takim online, që u zhvillua në kuadër të procesit të Berlinit. Pjesë e këtij Samiti ishin Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe përfaqësues të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.