“Cilat janë shkaqet që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ju shty përsëri hapja e negociatave”, ishte tema emisionit “60 Minuta” këtë të premte nga gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN.

Ditën e martë të kësaj jave Ministrat e integrimit të BE, nuk kanë rënë dakort për hapjen e negociatve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë e cila do ti hapte rrugën Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Nga ana tjetër kemi patur një kundërshtim të fortë të Hollandës për Shqipërinë por edhe nga ana e Bullgarisë për Maqedonië e Veriut.

Të ftuarit në studio Arben Kashahu sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD dhe Gentjan Elezi ekspert i integrimit dhanë disa arsye. Për Kashahun problem qëndron te keqqeverisja, dhe sat ë jetë kjo qeveri integrimi do të jetë I bllokuar. Në të njëjtën linje qëndrimi ishte edhe Elezi, që theksoj se problem nuk është të vendet anëtare por te Shqipëria.

Pjesë nga intervista:

Arben Kashahu:

Shqipëria nuk ka asnjë armik në Bashkimin europian apo në Botë, që të detyrojë BE që most ë ingrojë një vend. Mazhoranca nuk mund të akuzojë PD se ka ndikuar në vonesat e procesit. Është një lajthitje kjo e mazhorancës. Partia Popullore Evropiane është familja më e madhe politike në BE dhe kurrsesi PD nuk mund ta tërheqë nga hundët këtë organizatë. PD është një nga anëtaret më të përgjegjshme të kësaj organizate dhe shumë aktive. Ato janë si parti motra të PD dhe ne ndajmë shqetësimet tona më ata. Kurrsesi PD nuk nuk ka forcën ta cojë partinë Popullore Europiane në ndryshimin e mendimit ose qëndrimit që nuk ka bindje. Është familja më e madhe e vlerave në Europë. Por ne kemi detyrimin që ti informojmë ata në të gjitha forat politike. Ne e kemi bërë edhe me shtetet europiane. Ne kemi patur detyrimin kombëtare të informonim Bundestagun gjerman, parlamentin Hollandez, qeverinë Hollandeze për të vërtetën në raport me Shqipërinë. Këto parlamente dhe qeveria nuk janë armike të Shqipërisë.

Gentian Elezi:

Hollanda njihet në procesin e integrimit si një vend shumë strict, sepse natyrshëm që është shumë e vështirë që një vend që ëhstë bërë pjesë e unionit ta detyrosh të marrë disa reforma. Sidomos në atë që flasim që është shteti I së drejtës. Prandaj kemi parë që është rritur steak duke parë edhe eksperiencat integrimit, ku disa vende kanë hyrë me disa standarte të arritura por janë kthyer mbrapsh, sidomos në rrugën e shtetit të së drejtës. Duhet punuar ngushtë me këto shtete, dhe nuk duhet tju vëmë faj që nuk na duan sepse dua të kujtoj që ka patur një periudhë mes viteve 90 ku na është ofruar një marrëveshje asocimi ende në diskutim, pikërisht se ishim një vend me stabilitet krhasuar me rajonin dhe shumë më e avancuar me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Por nuk ka një predispozitë se nuk na duan ne si shqiptar apo Shqipërinë.