Mark Meadows, një ndihmës i lartë i presidentit të SHBA, Donald Trump, është bërë personi i fundit në rrethin e ngushtë të Shtëpisë së Bardhë, i cili është prekur nga koronavirusi i ri, raportuan CNN dhe ”The New York Times”.
SHBA po përjeton numra rekord këtë javë, me më shumë se 120 000 të raportuar vetëm dje. Meadows, shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, ishte me Trump të martën, ditën e zgjedhjeve, në një takim me punonjësit e Partisë Republikane. Ai shpesh është parë pa maskë. Presidenti Trump kaloi tri netë në spital muajin e kaluar, pasi u prek nga virusi.