Mali i Zi do të rikthejë sërish mbylljen në fundjavë, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo masë e qeverisë erdhi pasi Mali i Zi ka regjistruar prej kohësh një indeks të lartë pozitiviteti dhe në raport me popullsinë, ishte disa ditë më parë, vendi i dyti në Europë për numrin e infeksioneve për 100 mijë banorë. Sa i përket lockdown mësohet se ndalimi i automjeteve do të mbetet në fuqi nga ora 19:00 e ditës së djeshme deri në orën 05:00 të ditës së hënë.

Rastet në 24 orë. Bilanci i 24 orëve të fundit është rreth 520 raste të reja, nga 1 510 teste të kryera, dhe pesë viktima. Kështu umri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 33 836, ndërsa ai i viktimave në 474.